Ndërlidhjet

Vdes personi i dytë si pasojë e incidentit në Prishtinë


Dy të vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat në Prishtinë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Pamje nga skena e incidentit në Prishtinë.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i dytë si pasojë e plagëve të marra në një incident që ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

“Ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur që të mbijetojë”, ka thënë Fazliu për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar më herët se ka ndodhur një incident në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, si pasojë e të cilit dy persona tanimë janë të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Dy personat e plagosur janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe kanë konfiskuar dy armë zjarri, një me tytë të shkurtër dhe një me tytë të gjatë.

Siç kanë thënë ata, në incident dyshohet se janë përfshirë dy familje, të cilat pretendohet se banojnë në të njëjtën ndërtesë.

XS
SM
MD
LG