Ndërlidhjet

Rritet numri i të vdekurve nga uragani Dorian


Fotografi që ilustron pasojat e uraganit Dorian në Bahamas.

Numri i të vdekurve nga uragani Dorian është rritur në 30-të, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Bahamas, Duane Sands.

Ai pret që ky numër të jetë "dukshëm më i lartë" brenda ditëve të ardhshme pasi ekuipazhet vazhdojnë misionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock ka thënë se rreth 70.000 njerëz "kanë nevojë të menjëhershme të ndihmës për shpëtimin e jetës".

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, "po e monitoron nga afër" situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

"Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë", thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG