Ndërlidhjet

Policia ndalon tetë persona që posedonin materiale propaganduese kundër Kosovës


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 20:00 ka ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë në rrugën Shtërpcë-Prevallë, ku pas kontrollit njoftohet se janë gjetur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, një flamur i Serbisë me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”, 6 thika, 2 radiolidhje, 1 shufër hekuri dhe 1 dron.

Në njoftim thuhet se tetë personat që ishin në vetura janë shoqëruar për në stacionin e policisë së rajonit të Ferizajit si dhe me urdhër të prokurorit janë konfiskuar dokumentet e tyre të udhëtimit.

“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij, janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt. Nga njësiti i migrimit, personave ju është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën e Zyres rajonale për Informim të rajonit të Ferizajit.

XS
SM
MD
LG