Ndërlidhjet

Irani kap një anije që thotë se kontrabandonte naftë


Gjiri Persik - foto arkivi
Gjiri Persik - foto arkivi

Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se ka konfiskuar një anije në Gjirin Persik, duke thënë se ajo po kontrabandonte naftë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia e lajmeve ISNA citoi komandantin e Korpusit të Pestë Detar në qytetin Bandar Lengeh të ketë thënë se anija u kap pranë ishullit iranian, Tunb i Madh.

Sipas burimit të njëjtë, anija po kontrabandonte 250,000 litra naftë.

"Ekuipazhi i këtij zinxhiri u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve gjyqësore në provincën jugore Hormozgan", tha komandanti Sardar Azami.

Këto raporte përkojnë me rritjen e tensioneve ndërkombëtare pas një sulmi në fundjavë në një rafineri të madhe të naftës në Arabinë Saudite - armikun rajonal të Iranit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën rebelët Huthi në Jemen, por Shtetet e Bashkuara e fajësuan drejtpërdrejt Iranin.

Ky i fundit i hodhi poshtë akuzat.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG