Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së hap sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hap sot sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Guterres do të mirëpresë presidentin e ardhshëm të Asamblesë, Tijjani Muhammad-Bande, nga Nigeria, i cili do të marrë rolin e ri si kryesues i organizatës 193-anëtarëshe.

Siç është traditë, sesioni i ri fillon një javë para se të fillojë debati i nivelit të lartë në Asamble, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë.

"Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku çështjet e njerëzimit ndërlidhen gjithnjë e më shumë, Asambleja e Përgjithshme është platforma jonë universale për të ndërtuar konsensus për të mirën e përbashkët", tha Guterres në prag të nisjes së sesionit të ri.

Asambleja e Përgjithshme është organi kryesor përfaqësues i Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha 193 vendet anëtare kanë të drejta të barabarta votimi.

Ajo miraton traktate dhe rezoluta, por ato nuk janë juridikisht të detyrueshme.

XS
SM
MD
LG