Ndërlidhjet

India pretendon pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani


Foto nga Kashmiri
Foto nga Kashmiri

Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyan Jaishankar, tha se pjesa e Kashmirit e kontrolluar nga Pakistani i përket Indisë dhe se ai pret që India, një ditë, të fitojë kontrollin fizik mbi të.

India administron Luginën e Kashmirit e cila është në masë të madhe e populluar, ndërkaq Pakistani kontrollon rajonin në perëndim, të cilin New Delhi e quan si Kashmiri i pushtuar nga Pakistani.

“Pozicioni ynë është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i qartë. Ai rajon është pjesë e Indisë dhe ne presim një ditë që të kemi juridiksionin fizik mbi të", tha ministri Jaishankar.

Më 5 gusht, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".

Pakistani tha se e "dënon me forcë" vendimin e Indisë.

Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG