Ndërlidhjet

Klinë: Një e mitur humb jetën nga goditja e trenit


Ilustrim
Ilustrim

Një vajzë e mitur e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në komunën e Klinës.

Incidenti ka ndodhur të martën në mesditë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

‘’Policia e Kosovës është informuar lidhur me një rast,ku dyshohet se një vajzë të mitur e ka goditur treni. Ne vendin e ngjarjes kane dalë policia dhe prokurori. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, përderisa autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin’’, tha Hoxha.

XS
SM
MD
LG