Ndërlidhjet

Dhjetëra fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë


Ilustrim.
Ilustrim.

Një zjarr i madh që ka nisur në një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia, ka lënë të vdekur të paktën 23 fëmijë.

Fëmijët kanë qenë duke fjetur në ndërtesën ngjitur me një xhami kur zjarri besohet të ketë nisur në orët e para të mëngjesit.

Policia i ka thënë BBC-së se ata janë ende në kërkim të trupave.

Presidenti i Liberisë, George Weah ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në një postim në rrjetin social, Twitter.

XS
SM
MD
LG