Ndërlidhjet

Google fiton të drejtën për moscensurim të kërkimeve në gjithë botën


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se Google nuk ka përse të fshijë përmbajtje të caktuara në gjitha botën.

Kjo do të thotë se kompania duhet të heqë rezultatet e kërkimit vetëm në Evropë, dhe jo gjetkë, nëse merr kërkesë të caktuar.

Vendimi buron nga një mosmarrëveshje midis kompanisë Google dhe një rregullatori francez të privatësisë.

Në vitin 2015, CNIL urdhëroi firmën që të hiqte globalisht rezultatet e kërkimeve në faqet që përmbajnë informacione të dëmshme ose të rreme për një person.

Vitin pasues, Google nxori një opsion të bllokimit, që i parandalon përdoruesit në Evropë të shohin rezultatet e fshira të kërkimit.

Por, kompania i rezistoi censurimit të rezultateve të kërkimit në pjesë të tjera të botës.

Për rrjedhojë, ajo është përballur me një gjobë prej 100,000 eurosh, që CNIL është përpjekur t'ia vendosë.

Gjykata Evropa e Drejtësisë konstatoi të martën se, sipas ligjit të Bashkimit Evropian, nuk ka asnjë detyrim për Google që të fshijë rezultatet në gjithë motorin e kërkimeve.

Google ka argumentuar se detyrimi mund të abuzohej nga qeveritë autoritare që bëjnë përpjekje të mbulojnë abuzimet e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG