Ndërlidhjet

Kompania Adria Airways pezullon fluturimet


Ilustrim

Kompania Adria Airways me qendër në Slloveni, pezulloi fluturimet për shkak të mungesës së fondeve.

Kompania ndaloi fluturimet e saj për të martën dhe të mërkurën, duke thënë se do të realizojë vetëm një fluturim në "qendrën më të rëndësishme" të Frankfurtit në Gjermani.

Mediat sllovene raportojnë se mijëra njerëz janë prekur nga kjo masë, dhe janë detyruar të kërkojnë zgjidhje të tjera të transportit.

Agjencia e lajmeve STA e përshkroi këtë situatë si "shqetësimin më të madh në aviacionin civil slloven në dekada".

Adria Airways ka thënë se pezullimi është i përkohshëm.

"Kompania po kërkon intensivisht zgjidhje në bashkëpunim me një investitor të mundshëm", u tha në deklaratën e kompanisë.

Më parë, në vitin 2016-ë, pompania iu shit Fondit gjerman të investimeve "4K Invest".

Kompania ka shitur të gjithë aeroplanët e saj, dhe ka përdorur aeroplanët me qira.

XS
SM
MD
LG