Ndërlidhjet

Disa të plagosur nga një shpërthim në Turqi


Foto arkiv.
Foto arkiv.

Pesë persona u plagosën, në një autobus të policisë, kur një bombë e vendosur në rrugë shpërtheu në provincën jugore turke të Adanas, njoftojnë media shtetërore.

Guvernatori i provincës, Mahmut Demirtas, i tha agjencisë së lajmeve Anadolu se shpërthimi ishte shkaktuar ose nga një "pajisje shpërthyese e improvizuar ose nga një lloj tjetër bombe".

Njëri prej të lënduarve ishte oficer policie, tha Demirtas, por asnjëri nga të plagosurit nuk pësoi lëndime serioze.

Burime policore thanë se ambulancat i dërguan të plagosurit në spitalet e zonës. Policia e mbylli zonën dhe po zhvillon hetime në vendin e ngjarjes.

CNN Turk transmetoi video të një autobusi të dëmtuar dhe automjeteve të tjera të dëmtuara në një mbikalim për këmbësorë në zonën Yuregir në Adana.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmit.

XS
SM
MD
LG