Ndërlidhjet

ANEB: Irani intensifikon pasurimin e uraniumit


Ilustrim

Irani ka nisur përdorimin e centrifugave të avancuara për pasurimin e uraniumit, në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

“Centrifugat e avancuara janë duke akumuluar ose janë duke u përgatitur për të akumuluar uranium të pasuruar”, thuhet në raport.

I njëjti thekson se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kanë verifikuar se Irani po përgatitet për instalimin e centrifugave edhe më të avancuara që mund të rafinojnë uranium në mënyrë efikase.

Uraniumi i pasuruar në shkallë të lartë mund të përdoret për krijimin e armës bërthamore.

Me marrëveshjen bërthamore, të nënshkruar me gjashtë fuqi botërore, Irani e ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga kjo marrëveshje vitin e kaluar dhe ka vënë sanksione të ashpra mbi ekonominë iraniane.

Për rrjedhojë, Irani ka nisur me shkeljen e marrëveshjes që disa muaj.

Nënshkrueset evropiane të saj – Britania, Franca dhe Gjermania – kanë bërë përpjekjeta shpëtojnë atë, por Irani vazhdimisht ka thënë se ato nuk kanë bërë sa duhet për ta mbrojtur ekonominë e tij nga sanksionet e SHBA-së.

Trump do që ta detyrojë Iranin të rinegociojë marrëveshjen e vitit 2015, duke thënë se kushtet e saj nuk kanë qenë të ashpra mjaftueshëm sa për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.

Irani ka refuzuar, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor ka plotësisht qëllime paqësore.

Lexoni edhe këtë: Irani përjashton bisedimet dypalëshe me SHBA-të

XS
SM
MD
LG