Ndërlidhjet

SHBA-ja u bën thirrje qytetarëve të raportojnë shkeljet gjatë procesit zgjedhor


Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, që të raportojnë shkeljet që mund të hasin gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme krahasa organizatave varen edhe nga individët. Monitorimi i zgjedhjeve ndihmon për të siguruar që ato jenë të lira. Nëse ju, si qytetar, shihni një akt frikësimi, blerje votash ose shkelje tjetër, mund ta raportoni atë tek autoritetet”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane në Facebook.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Ato, përveç organizatave lokale do të monitorohen edhe nga një mision monitorues i Bashkimit Evropian.

Disa ditë më parë, edhe BE-ja bëri thirrje për një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe gjithëpërfshirës.

XS
SM
MD
LG