Ndërlidhjet

Afganët votojnë në zgjedhjet presidenciale


Presdenti aktual, Ashraf Ghani voton në zgjedhjet presidenciale. Kabul, 28 shtator, 2019.

Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet e militantëve talibanë, por edhe frikës për manipulim të votave.

“Votimi ka nisur në mbarë vendin dhe ne jemi të gëzuar që njerëzit tashmë kanë dalë për të votuar”, tha për AFP, zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Zabi Sadaat.

Pesëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në këto zgjedhje, por favorit konsiderohet presidenti aktual, Ashraf Ghani, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar dhe kryeshefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

Teksa votimet janë duke u zhvilluar, zyrtarët në Kahndahar kanë raportuar se ka ndodhur një shpërthim në një xhami, e cila po përdorej si qendër votimi. Nga ky shpërthim janë plagosur të paktën 15 persona, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndë.

Në përgjigje të sulmeve të kryera javëve të fundit nga talibanët, Qeveria afgane ka rritur masat e sigurisë, me qëllim që të sigurohet se zgjedhjet nuk do të dëmtohen nga dhuna.

Rreth 72 mijë pjesëtarë të sigurisë pritet të shpërndahen në qendrat e votimit në mbarë vendin. Mbi 2 mijë prej 7 mijë qendrave të votimit janë të mbyllura, për shkak të kërcënimeve nga sulmet e militantëve. Në të kaluarën, qendrat e votimit kanë qenë cak i sulmeve të talibanëve dhe në javët e fundit, ky grup militant ka kërcënuar se do të kryejë sulme gjatë zgjedhjeve.

Rreth 9,6 milionë afganë kanë të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale, që janë të katërtat që prej se Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti talibanët më 2001.

XS
SM
MD
LG