Ndërlidhjet

Egjipti thotë se ka vrarë 15 militantë në Sinai


Egjipt, foto nga arkivi.

Egjipti thotë se forcat policore kanë vrarë 15 militantë të dyshuar, gjatë bastisjeve në Gadishullin Sinai.

Ministria e Brendshme njoftoi se forcat e sigurisë kanë shkëmbyer zjarr me militantët, teksa kanë nisur bastisjet në qytetin bregdetar, el-Arish.

Nuk është raportuar për viktima në mesin e forcave të sigurisë dhe po ashtu në këtë njoftim të Ministrisë së Brendshme nuk jepen më shumë detaje për të operacion të sigurisë.

Ky njoftim nga autoritetet egjiptiane vjen tre ditë pasi militantët e Shtetit Islamik, kryen sulme ndaj forcave të sigurisë në qytetin Bir el-Abd. Nga këto sulme u vranë tetë ushtarë dhe një civilë,

Egjipti për vite të tëra lufton kundër militantëve që kanë lidhje me Shtetin Islamik, në Gadishullin Sinai.

XS
SM
MD
LG