Ndërlidhjet

Netanyahu përballet me seanca gjyqësore për rastet e korrupsionit


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është duke u përballur me një varg seancash para se të merret vendimi nëse duhet të akuzohet për korrupsion.

Avokatët e tij do të tentojnë ta bindin Prokurorin e Përgjithshëm, Avichai Mandelblit, që të mos akuzojë Netanyahun për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, në tri raste.

Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznismenë të pasur dhe ka kryer favore, me qëllim që të sigurojë mbulim më të mirë në media.

Mirëpo ai mohon çdo keqbërje.

Prokurori i Përgjithshëm, Mandelblit, pritet të marrë një vendim final në fund të muajit dhjetor.

Këto senaca janë duke u zhvilluar vetëm dy javë pasi Izraeli ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme për herë të dytë brenda një viti.

Netanyahut i është kërkuar që të formojë një koalicion qeveritar, mirëpo negociatat mes partisë së tij Likud dhe aleancës Blu dhe Bardhë të rivalit të tij, Benny Gantz kanë ngecur.

Alenca Blu dhe Bardhë e Gantzit ka fituar 33 ulëse, derisa Partia Likud e Netanyahut ka fituar 32 të tjera në parlamentin me 120 vende.

Tani Netanyahu ka gjashtë javë kohë për të formuar qeverinë.

Lista e Përbashkët, një bllok i partive arabe, që është renditur e treta pas rezultateve të zgjedhjeve, ka thënë se dëshiron të largojë Netanyahun nga pozita.

Kjo është hera e parë prej vitit 1992, që një grup politik arab ka treguar përkrahje për një kryeministër izraelit.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve për herë të tretë gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG