Ndërlidhjet

Pompeo pranon se ka qene pjesë e bisedës Trump-Zelenskiy


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka konfirmuar se ka qenë pjesë e bisedës telefonike në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, që ka nxitur nisjen e procedurave për shkarkim të kreut të shtetit amerikan.

Duke folur para gazetarëve më 2 tetor gjatë një udhëtimi në Romë, Pompeo ka thënë se ka qenë pjesë e bisedës për shkak të njohurive të tij në politikën amerikane ndaj Ukrainës.

“Kam qenë pjesë e bisedës”, ka thënë Pompeo gjatë një konference për media me homologun e tij italian, Luigi Di Maio, ndonëse nuk ka dhënë detaje tjera.

Nuk është e pazakonshme që një diplomat i lartë amerikan të jetë pjesë e bisedave në mes të presidentit dhe një lideri të huaj, mirëpo Pompeo nuk ka treguar më parë për përfshirjen e tij.

Pas anekesës së bërë nga një informator javën e kaluar, demokratët janë duke hetuar kërkesën që i ka bërë Trump homologut të tij ukrainas për të hetuar ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden.

Trump në ujëra të trazuara
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:56 0:00

Biseda mes dy liderëve është realizuar pasi Trump ka urdhëruar qeverinë amerikane që të pezullojë ndihmë në vlerë të 391 milionë dollarëve për Ukrainën.

Biden është një nga garuesit kryesorë për të fituar nominimin e demokratëve në garën për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Deri më tash, asnjë president nuk është shkarkuar përmes këtij procesi.

Aktualisht demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve derisa republikanët e partisë prej nga është edhe Trump kontrollojnë Senatin.

XS
SM
MD
LG