Ndërlidhjet

Bernie Sanders i nënshtrohet operimit për shkak të bllokimit të arteries


Senatori amerikan, Bernie Sanders.
Senatori amerikan, Bernie Sanders.

Bernie Sanders, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, është dërguar në spital për t’i vënë dy stenda për shkak të bllokimit të arteries.

Sanders, 78-vjeçar i është nënshtruar mjekimit pasi është përballur me dhembje gjoksi, gjatë një organizimi për fushatë në Las Vegas, Nevada.

Në një deklaratë të këshilltarëve të lartë është thënë se aktivitetet e fushatës së Sandersit janë anuluar deri në njoftimin e radhës.

Sanders më herët ka njoftuar se fushata e tij ka arritur të fitojë 25 milionë dollarë.

Këshilltari i lartë i senatorit nga Vermonti, Jeff Weaver ka thënë përmes një deklarate të mërkurën: Pas kontrolleve mjekësore dhe testimeve është gjetur një bllokim i arteries dhe janë vendosur me sukses dy stenda.

Ai ka thënë se Sanders është në gjendje të mirë dhe do të pushojë në ditët në vijim.

XS
SM
MD
LG