Ndërlidhjet

Turqia dhe Greqia përplasen për rritjen e numrit të migrantëve


Një kamp i mgrantëve në Greqi.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e akuzoi Turqinë se po mundohet të "shfrytëzojë" krizën e migrantëve për qëllimet e veta, dhe tha se Ankaraja "duhet të kontrollojë flukset e migrantëve".

Greqia po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve që vijnë nga territori i Turqisë.

Kampet e migrantëve, kryesisht sirianë dhe afganë, janë mbipopulluar duke e shtyrë qeverinë greke të shpallë politika më të ashpra për të frenuar numrin e tyre.

"Turqia ka aftësinë të kontrollojë numrin e migrantëve në Egje. Nuk duhet të krijojë përshtypjen se po e shfrytëzon këtë çështje për agjendat e veta gjeopolitike", tha ai.

Numri i migrantëve në Greqi u zvogëlua pasi Bashkimi Evropian dhe Turqia ranë dakord në vitin 2016 për të mbyllur rrugën e Egjeut. Mirëpo, gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, sërish kishte rritje të numrit të migrantëve.

Turqia, e cila mbanë 3.6 milion refugjatë sirianë, ka kërcënuar se do të "hapë portat" nëse Ankaraja nuk merr mbështetje të përshtatshme ndërkombëtare për një plan për të zhvendosur 1 milion refugjatë në veri të Sirisë.

XS
SM
MD
LG