Ndërlidhjet

Ambasadori Kosnett: Votoni për veten, shtetin dhe të ardhmen


Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes rrjetit social Twitter ka bërë thirrje për dalje në votime.

"Në Kosovë si dhe në Amerikë, çdo votë numërohet. Secili zë ka rëndësi. Pa marrë parasysh pikëpamjet tuaja, këdo që mbështetni - më 6 tetor, dilni të votoni. Për veten, shtetin dhe të ardhmen", tha Kosnett.

Mbi 1 milion e 900 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, të dielën zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kosova voton

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që ishte ftuar nga Dhomat e Posaçme (Gjykata Speciale) me Seli në Hagë që të intervistohej në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar mocionin e shpërndarjes, duke i dhënë kështu mundësinë ligjore presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për datën 6 tetor.

XS
SM
MD
LG