Ndërlidhjet

KQZ: Procesi zgjedhor ka filluar me kohë


Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

“Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, në konferencën e parë për media, ka thënë se në orët e para, procesi zgjedhor ka vazhduar pa ndonjë problem.

"Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhor dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve, raste të vogla që janë vonuar për pak minuta”, ka thënë Elezi.

Elezi ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

XS
SM
MD
LG