Ndërlidhjet

Putin viziton A. Saudite me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjeve për naftë


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë të hënën Arabinë Saudite, në kohën rritjes së tensioneve në Gjirin Persik, me qëllim të nënshkrimit të disa marrëveshjeve për naftë, është thënë në faqen zyrtare të Kremlinit.

Vizita e tij, që synon rritjen e investimeve në ekonominë e Rusisë, vjen në kohën kur Moska ka dështuar që të përmbushë premtimin për rritje 3 për qind të bruto prodhimit të brendshëm dhe po vazhdon të përballet me sanksione perëndimore.

Nafta do të jetë “pika kryesore e diskutimit” në mes të Putinit, Mbretit saudit Salman dhe princit saudit, Mohammad bin Salman, ka thënë analisti politik, Fyodor Lukyanov për agjencinë e lajmeve AFP.

Rusia ka punuar ngushtë me Organizatën 24-anëtarëshe të vendeve eksportuese të naftës (OPEC), të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të rritur çmimin e naftës dhe për të kufizuar furnizimin, pas uljes së çmimit të naftës më 2014, që ka dëmtuar ekonominë ruse.

Rusia nuk është anëtare e OPEC-ut, mirëpo marrëveshja aktuale e grupit do të skadojë në pranverën e ardhshme.

Para vizitës së tij, Putin ka dhënë intervista për mediat, Al Arabiya, Sky News Arabia, nëpër të cilat ka përmendur marrëdhëniet e mira me mbretin dhe princin saudit.

Mbreti Salman ka kryer vizitën e tij të parë në Rusi më 2017 dhe një vit më vonë ka shtrënguar duart publikisht me princin saudit, i cili atëbotë po përballej me kritika për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën Arabisë Saudite në Stamboll.

Analisti politik, Lukyanov ka thënë se Putin mund të shfrytëzojë ndikimin e tij për ulje të tensioneve në mes të Teheranit dhe Riadit, pas sulmeve në disa rafineri të naftës në Arabinë Suadite, për kryerje të të cilave është fajësuar Irani.

Irani në anën tjetër ka mohuar çdo përfshirje në këto sulme.

Përse janë armiq Irani dhe Arabia Saudite?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:12:12 0:00

XS
SM
MD
LG