Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston Drejtorin e Infrastrukturës në Drenas për “keqpërdorim të pozitës"


Ilustrim.

Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit, me inicialet I.H, cili dyshohet se për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndërtimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Në një kërkim në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit, del se aktualisht drejtori i Infrastrukturës është Idriz Hysenaj.

Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se Hysenaj do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë për të vendosur rreth procedurave të radhës.

Përveç tjerash, Policia ka thënë se ka kryer hetime disamujore për këtë rast bashkë me njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG