Ndërlidhjet

Asnjë përparim në negociatat për Brexit-in


Brexit

Zyrtarët e BE-së dhe të Britanisë së Madhe, do të rinisin bisedimet për Brexitin, më 16 tetor, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje që mund të marrë miratimin e liderëve të BE-së, gjatë një samiti që mbahet këtë javë.

Kryeministri, Boris Johnson, pritet të informojë kabinetin e tij qeveritar mbi përparimin e negociatave, të cilat vazhduan gjatë tërë ditës, më 15 tetor.

Ka pasur raporte se palët ishin afër ujdisë, pasi Londra kishte bërë lëshime mbi kufirin irlandez.

Por, qeveria britanike tha se kishte "akoma ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim".

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, do të informojë vendet anëtare për negociatat me britanikët.

Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor. Kryeministri, Boris Johnson nuk ka treguar interesim për të kërkuar një shtyrje të afatit, edhe pse për një gjë të tillë e ka bazën ligjore të miratuar nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG