Ndërlidhjet

Franca dhe Gjermania bashkërendisin qëndrimet para takimit të udhëheqësve të BE-së


Kancelarja, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Kancelarja, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të bashkërendisin qëndrimet për çështje të ndryshme me të cilat përballet blloku evropian, që përfshijnë procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe deri te situata në Siri.

Koordinimi ndërmjet gjermanëve dhe francezëve ndodh para një takimi të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do t’i zhvillojnë bisedimet në qytetin francez jugperëndimor të Toulouse.

Ata do të fokusohen se si të ecet përpara me projektet evropiane në politikën e jashtme, mbrojtjen dhe energjinë.

Merkel ka thënë se bashkë me Macronin dëshiron të shkojë në në Bruksel me "sa më shumë pozicione të përbashkëta, që të jetë e mundur".

Shefja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu do t’i bashkohet bisedimeve të Merkelit dhe Macronit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha më herët se kjo është një kohë "shqetësuese" për rendin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG