Ndërlidhjet

Dhuna në Afganistan ka shënuar përshkallëzim, fajtor kryesisht talibanët


Harta e Afganistanit

Kombet e Bashkuara thanë se një numër "i pashëmbullt" civilësh u vranë ose u plagosën në Afganistan, nga korriku deri në shtator, duke e quajtur dhunën "krejtësisht të papranueshme".

Kombet e Bashkuara thanë në një raport më 17 tetor, se në këtë periudhë ka pasur 1.174 vdekje dhe 3.139 të plagosur, numra këto që shënojnë një rritje prej 42 për qind për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti thotë se "elementët antiqeveritar", siç janë talibanët, janë kryesisht fajtor për përshkallëzimin e dhunës.

Vetëm në korrik u regjistruan më shumë viktima se në çdo muaj tjetër, qëkur Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) filloi të dokumentojë dhunën më 2009, thuhet në raport.

"Vdekjet e civilëve janë krejtësisht të papranueshme", posaçërisht duke pasur parasysh që shumica e palëve e pranojnë se nuk ka zgjidhje ushtarake për Afganistanin, tha Tadamichi Yamamoto, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në Kabul.

Ndërkaq, Fiona Fraze, shefe e Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha se "ndikimi i konfliktit në Afganistan mbi civilët është i tmerrshëm".

XS
SM
MD
LG