Ndërlidhjet

Perandori Naruhito ngjitet zyrtarisht në fronin japonez


Perandori Naruhito, në ceremoninë zyrtare të ngjitjes në fron.

Perandori japonez, Naruhito ka njoftuar të martën zyrtarisht për ngjitjen e tij në fron, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë personalitete nga 170 shtete.

Naruhito, 59-vjeçar, i edukuar në Universitetin Oxford, ka fituar pozitën e perandorit të 126-të të Japonisë, pasi babai i tij, Akihito ka abdikuar fronin.

Ai do të jetë perandori i parë japonez që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë ceremonisë zyrtare në një pallat në Tokio, Perandori Naruhito ka thënë: Betohem se do të veproj sipas kushtetutës dhe do të përmbush përgjegjësitë e mia si sibmbol i shtetit dhe unitetit të njerëzve”, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka mbajtur një fjalim përshëndetës për perandorin e ri, ndërkohë që janë dëgjuar duartrokitjet dhe brohoritjet në mbështetje të Naruhitos.

Kjo ceremoni ka qenë pjesë e një tradite të vjetër me shekuj, sipas së cilës Japonia është monarkia më e vjetër në botë.

Ajo është thënë të ketë mbushur 2,600 të ekzistencës.

XS
SM
MD
LG