Ndërlidhjet

Një person përplas automjetin për këmbësorë në Oslo; tre vetë të plagosur


Foto arkivi
Foto arkivi

Një person u arrestua pas dyshimeve se ka përplasur një auto-ambulancë të vjedhur për një grup njerëzish në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Tre persona, përfshirë dy foshnje binjake, u plagosën.

Transmetuesi publik tregoi pamje të auto-ambulancës në qytet, ndërsa dëgjoheshin edhe të shtëna, me sa dukej nga automjeti.

Rrëmbyesi i dyshuar u plagos pasi policia qëlloi në drejtim të tij.

Motivi i sulmit nuk u përcaktua ende.

"E kemi marrë nën kontroll një ambulancë që është vjedhur nga një person i armatosur", tha policia e Oslos në një postim në Twitter.

Policia tha se po e kërkon një të dyshuar të dytë.

Agjencia e lajmeve AFP tha se një grua dyshohet se është po ashtu e përfshirë në incident.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG