Ndërlidhjet

Aksion policor në veri të Kosovës


Foto arkivi
Foto arkivi

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në veri të Mitrovicës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, bënë të ditur zyrtarë të Prokurorisë së Kosovës.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni është vazhdim i një aksioni të mëparshëm për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale: krim i organizuar dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Më 18 tetor, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar dy persona, në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicën e Veriut para selisë së partisë së tij.

Ai ka qenë kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Ndryshe, Drejtoria e Policisë së Kosovës për veri të Mitrovicës, gjatë një aksioni tjetër, arrestoi të enjten tre persona (civilë), të dyshuar për veprën kriminale: grabitje. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Lajmin e përditësuar mund ta lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG