Ndërlidhjet

Mbetjet e diktatorit Francisco Franco zhvarrosen në Spanjë


Diktatori spanjoll, Francisco Franco.
Diktatori spanjoll, Francisco Franco.

Mbetjet e diktatorit spanjoll, Francisco Franco po barten nga një mauzolë në një varr më të thjeshtë, 44 vjet pas ceremonisë së funeralit të tij.

Ngjarja e së enjtes përmbush një zotim tejet të rëndësishëm për qeverinë socialiste, e cila ka thënë se Spanja nuk duhet të vazhdojë të glorifikojë një fashist që ka udhëhequr shtetin për gati katër dekada.

Familja e tij nuk ka arritur të fitojë rastin, pavarësisht pse ka sfiduar nëpër gjykata vendimin për zhvarrosje.

Periudha e udhëheqësisë së Frankos vazhdon të vërehet me raste në Spanjë, ndonëse ky shtet tani aplikon sistem demokratik.

Kryeministri, Pedro Sanchez ka thënë se zhvarrosja përbën “fitore të madhe për dinjitetin, kujtesën dhe drejtësinë e demokracisë spanjolle”.

Vetëm disa personave u është lejuar të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila është realizuar nën masa të rrepta të sigurisë.

Ai do të varroset në varrezat El Padro, ku gjenden trupat e shumë politikanëve tjerë.

Ndryshe nga Italia në kohën e Mussolinit dhe Gjermanisë Naziste në kohën e Luftës së Dytë Botërore, tranzicioni i Spanjës në demokraci më 1975 ka qenë proces më gradual.

Ndonëse ky shtet tani është demokrat, ka zëra që thonë se ky shtet nuk është përballur asnjëherë me të kaluarën fashiste.

Në këtë shtet, thuhet se ekziston “një pakt i harresës”, gjatë tranzicionit.

XS
SM
MD
LG