Ndërlidhjet

Majlinda Kelmendi  fiton edhe një medalje të artë


Xhudistja, Majlinda Kelmendi.
Xhudistja, Majlinda Kelmendi.

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Grand Slam-in e xhudos në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kelmendi ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

" Sot po festojmë me të artën!", ka shkruar Kuka në Facebook.

XS
SM
MD
LG