Ndërlidhjet

Rasti i 39 viktimave në kamion: Kina kërkon ndëshkime të rënda


Policia britanike te vendi ku është gjetur kamioni.

Kina kërkoi nga Britania që "t'i ndëshkojë rëndë" ata që janë përfshirë në vdekjen e 39 shtetasve, që besohet se janë kinezë dhe janë gjetur këtë javë në një frigofer kamion pranë Londrës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina nuk e ka konfirmuar ende nacionalitetin apo identitetin e viktimave, porse është duke punuar me autoritetet lokale.

"Policia britanike është në proces intensiv të verifikimit", tha ajo.

Një ditë më herët u raportua se të 39 viktimat - shumica meshkuj - janë kinezë.

Trupat u gjetën të mërkurën në Parkun Industrial Waterglade, rreth 32 kilometra larg Londrës.

Voztiësi i automjetit, Mo Robinson, 25 vjeç, u arrestua nën dyshimet për vrasje.

Dyshohet se frigoriferi kamion ka hyrë në Britani nga Belgjika. Autoritetet e të dyja vendeve thonë se janë duke bërë hetime intensive.

Për vite me radhë, migrantë të paligjshëm kanë provuar të arrijnë në Britani me kamionë.

Në vitin 2000, 58 kinezë janë gjetur të vdekur në një kamion me domate në portin Dover.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG