Ndërlidhjet

Sërish dhunë vdekjeprurëse në protestat në Irak


Bagdad, 25 tetor 2019.
Bagdad, 25 tetor 2019.

Së paku pesë njerëz u vranë në protestat anti-qeveritare të premten në Irak.

Policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve dhe dy nga viktimat në Bagdad pësuan nga bombolat e tij.

Tre protestues vdiqen pasi u qëlluan me armë zjarri nga një milici në qytetin Nasirija.

Protesta u mbajtën anembanë Irakut, me kërkesat për më shumë vende pune, shërbime më të mira publike dhe fund të korrupsionit.

Protesta të ngjashme në Irak janë zhvilluar edhe javën e parë të tetorit, kur nga dhuna midis policisë dhe protestuesve kanë mbetur mbi 150 njerëz të vrarë.

Në një raport të Qeverisë irakiane është pranuar se autoritetet kanë përdorur forcë të tepruar për shpërndarjen e protestuesve.

Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në të gjithë botën, por shkalla e varfërisë së përgjithshme vlerësohet të jetë mbi 20 për qind.

Kleriku kryesor shiit në Irak, Ajatollahu i Madh, Ali al-Sistani, e shfrytëzoi predikimin e tij të përjavshëm të premten për të bërë thirrje për përmbajtje.

XS
SM
MD
LG