Ndërlidhjet

Agjentja ruse, Maria Butina arrin në Moskë


Maria Butina.

Agjentja e dënuar ruse, Maria Butina ka arritur në Moskë, një ditë pasi u lirua nga një burg në Shtetet e Bashkuara, ku po mbahej nën akuzat se ka vepruar si agjente e paregjistruar në SHBA.

Butina kishte dashur që të infiltrohej në grupe politike në SHBA që të promovonte agjendën e Rusisë, në të njëjtën kur Donald Trump erdhi në pushtet. Ajo u largua nga burgu në Florida dhe udhëtoi me avion drejt Moskës më 25 tetor.

Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus.

Avokatët e saj thanë se Butina nuk është spiune dhe se rasti i saj nuk kishte të bënte asgjë me spiunazh apo me ndërhyrje në zgjedhje.

Avokati i Butinës, Bob Driscoll, tha se agjentët e migracionit të SHBA-së e kanë shoqëruar atë deri në Rusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar rastin ndaj Butinës, duke e cilësuar si “arbritare” dhe ka thënë se autoritetet në Moskë “nuk e kuptojnë pse u dënua” ajo.

XS
SM
MD
LG