Ndërlidhjet

Policia maqedonase ndalon 81 migrantë


Qendra e pranimit për migrantëtnë Tabanoc të Maqedonisë së Veriut.
Qendra e pranimit për migrantëtnë Tabanoc të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aksioni policor në fshatin Vaksicë të Kumanovës, policia maqedonase ka ndalur 81 migrantë, të cilët po mbaheshin në një objekt të braktisur, pronë e shtetasit me inicialet N.A, person me precedentë penal.

“Polica ka ndaluar 81 emigrantë, 19 prej të cilëve ishin të moshës së mitur. Personi që dyshohet për trafikim me qenie njerëzore është arrestuar, ndërsa migrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanoc”, ka deklaruar Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë, migrantët kanë qenë të strehuar për një kohë të gjatë në këtë objekt ndërsa si destinacion të radhës besohet të kenë pasur kufirin me Serbinë, që ndodhet pranë fshatit ku janë kapur nga njësitet speciale të sigurimit.

Gjatë vitit 2019, policia ka vepruar në 57 raste duke parandaluar rreth 18.500 kalime ilegale me Serbinë.

Trafikantët janë kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut është duke hartuar një plan rezervë, që të ballafaqohet me një valë eventuale të migrantëve, kanë bërë të ditur nga qendra për menaxhimin me kriza.

XS
SM
MD
LG