Ndërlidhjet

Kandidati i opozitës i fiton presidencialet në Argjentinë


Mbështetës të Alberto Fernandez në Buenos Aires.

Kandidati i opozitës në Argjentinë, Alberto Fernandez, i fitoi zgjedhjet presidenciale me më shumë se 47 për qind të votave.

Fernandez, nga qendra e majtë, e mundi presidentin aktual, konservatorin Mauricio Macri.

Zgjedhjet e së dielës u mbajtën në kohën e një krize ekonomike që ka zhytur një të tretën e popullsisë së Argjentinës në varfëri.

Fernandez u tha mbështetësve se do të bashkëpunojë me presidentin që po largohet "kudo që mundet".

Macri, kur ka marrë detyrën, ka premtuar "zero varfëri", por gjërat në fakt janë përkeqësuar gjatë udhëheqjes së të tij katërvjeçare.

Mbështetësit e tij thonë se ai ka trashëguar një ekonomi të dobët kur ka ardhur në pushtet dhe se i duhej më shumë kohë për ta zgjidhur.

Alberto Fernandez do ta marrë udhëheqjen e presidencës nga 10 dhjetori.

XS
SM
MD
LG