Ndërlidhjet

Në Prishtinë organizohet mbrëmje përkujtimore për Astrit Deharin


Pamje nga aktiviteti që po zhvillohet në Prishtinë për Astrit Deharin.

Në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë është organizuar një aktivitet përkujtmor për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, i cili ka vdekur tre vjet më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në rrugën Rexhep Luci në kryeqytetin e Kosovës, ku tashmë është ngritur një mural përkujtimi për Deharin, janë parë qytetarë të Kosovës, të cilët janë mbledhur për siç është thënë shprehje të solidaritetit dhe dhimbjes për familjen Dehari.

Të pranishëm kanë qenë edhe anëtarë të familjes Dehari, derisa babai i Astritit, Avniu ka shkruar në muralin kushtuar djalit të tij këto fjalë:

Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare! Avni, Xhemile dhe Arta Dehari, si dhe Albana.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës rreth shkaqeve të vdekjes së Astritit.

Në këto përfundime thuhet se “hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

Bashkë me këto gjetje të Institutit të Lozanës, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se do t’i rinisë hetimet për këtë rast, ndonëse sipas përfundimeve të mëparshme, thuhej se Dehari kishte kryer vetëvrasje teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016.

Në shkurt të vitit 2017, familja Dehari vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në pjesën franceze të Zvicrës derisa më vonë edhe Kuvendi i Kosovës kishte inkurajuar Prokurorinë që ekspertiza të dërgohej jashtë Kosovës.

Thirrjet për vënien e drejtësisë në këtë rast nuk kanë munguar as në të kaluarën, meqë disa herë ishin organizuar marshe në Prishtinë me moton “Drejtësi për Astritin”.

Rikthehen thirrjet "Drejtësi për Astritin"
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00

XS
SM
MD
LG