Ndërlidhjet

CPJ: Gjatë një dekade në botë janë vrarë 318 gazetarë


Ilustrim

Gjatë një dekade në botë janë vrarë 318 gazetarë, thuhet në një raport të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Vendin me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë, në dhjetë vitet e fundit e mban Somalia e cila pasohet nga Siria, Sudani Jugor, Filipinet, Afganistani, Pakistani, Rusia, Brazili, Bangladeshi, Nigeria dhe India.

"Në dekadën e kaluar, grupet militante të armatosura si Al-Shabaab, Boko Haram dhe grupi i Shtetit Islamik kanë pasur më së shumti në shënjestër gazetarët", tha CPJ.

Por, sipas kësaj organizate "grupet kriminale janë bërë një kërcënim i madh, duke vrarë një numër të madh gazetarësh dhe duke i shpëtuar në mënyrë rutinore drejtësinë".

Organizata potencon se “mosndëshikimi” për vrasjen e gazetarëve, mbetet si normë në shumë vende të botës.

"Korrupsioni i pakontrolluar, institucionet joefektive dhe mungesa e vullnetit politik për të zhvilluar hetime të fuqishme, janë të gjithë faktorët që qëndrojnë prapa pandëshkueshmërisë", tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

XS
SM
MD
LG