Ndërlidhjet

Aktivistja Greta Thunberg refuzon çmimin për ambientin


Aktivistja, Greta Thunberg.

Aktivistja, Greta Thunberg ka kthyer mbrapsht një çmim për ambientin, bashkë me një shumë të të hollave, me arsyetimin se “lëvizja për klimën nuk ka nevojë për më shumë çmime”.

Ajo ka falënderuar Këshillin Nordik për ofrim të këtij shpërblimi, dhe ka thënë se për të është “një nder i madh”.

Mirëpo sipas saj “politikanët dhe njerëzit në pushtet” duhet të dëgjojnë “shkencën aktuale”.

Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed.

Thunberg ka thënë ndërkohë se sasia e konsumimit të energjisë në vendet nordike “rrëfen për një tregim tjetër”.

Ajo i është referuar një raporti nga Rrjeti Global i Gjurmëve, që thotë se Suedia, bashkë me vendet tjera të rajonit nordik, jetojnë sikurse bota të kishte burime të energjisë sa katër planete bashkë.

XS
SM
MD
LG