Ndërlidhjet

Kili anulon dy samite si pasojë e protestave


Pamje nga protestat në Kili.
Pamje nga protestat në Kili.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ka anuluar konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në kohën që po vazhdojnë protestat kundër qeverisë në këtë shtet.

Ai ka thënë se ky vendim i ka shkaktuar “shumë dhimbje”, mirëpo qeverisë së tij i duhet “të bëjë prioritet rikthimin e rendit publik”.

Konferenca, e njohur si COP24, ishte planifikuar të mbahej në muajin dhjetor.

Kili po ashtu ka hequr dorë nga organizimi i Samitit të Apec-ut, që ishte pritur të krijonte hapësirë për takim në mes të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping.

Të paktën 20 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat masive.

Protestuesit nuk kanë treguar shenja të zmbrapsjes nga kërkesat e tyre, pavarësisht pse presidenti Pinera ka njoftuar se do të zbatojë reforma rreth nivelit të pabarazisë dhe problemeve tjera.

XS
SM
MD
LG