Ndërlidhjet

Vdes Bojan Stojanoviq, ish-kryetar i Komunës së Graçanicës


Graçanica, foto nga arkivi
Graçanica, foto nga arkivi

Ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare të dielën.

Lista Serbe përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se vdekja e Stojanoviqit ështe humbje e madhe për skenën politike serbe.

"Humbje e madhe për familjen Stojanoviq, por edhe per skenën politike serbe, është shkuarja e hershme e Bojan Stojanoviqit, i cili në vitet e fundit, si anëtar i Listës Serbe, ka dhënë kontributin për unitetin e serbëve në Kosovë dhe në luftën për jetë më të mirë të qytetarëve tanë", thuhet në reagim të Listës Serbe në Facebook.

Stojanoviq ishte kryetar i Komunës së Graçanicës prej vitit 2009 deri në vitin 2013. Së fundi, ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave të Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG