Ndërlidhjet

Shkarkohet shefi ekzekutiv i McDonald's


Steve Easterbrook

Zinxhiri i ushqimeve të shpejta, McDonald's, e shkarkoi nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook, pasi ai kishte marrëdhënie me një punonjëse.

McDonald's tha se marrëdhënia ishte me pjatim, porse Easterbrook "i ka shkelur politikat e kompanisë" dhe ka treguar "gjykim të dobët".

Në një email dërguar stafit, biznesmeni britanik pranoi se ka pasur marrëdhënie dhe tha se kjo ishte gabim.

"Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem", tha ai.

Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald's në vitin 1993 si menaxher në Londër.

Më 2015 është emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.

Chris Kempczinski, presidenti i McDonald’s në SHBA, u emërua si zëvendësues i tij.

XS
SM
MD
LG