Ndërlidhjet

Forcat irakiane vrasin së paku pesë protestues


Protestat në Irak.

Forcat e sigurisë irakiane kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në Bagdad, duke lënë të vrarë së paku pesë persona, raporton Reuters.

Mijëra njerëz po marrin pjesë në protestat më të mëdha antiqeveritare në dekadat e fundit.

Rreth 12 persona raportohet se u plagosën kur policia qëlloi ndaj protestuesve që po mblidheshin pranë selisë së televizionit shtetëror.

Më herët, protestuesit sulmuan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shiit të Qerbelasë.

Më shumë se 250 irakianë janë vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare në muajin tetor.

Protestuesit thonë se kanë dalur në rrugë edhe për shkak të papunësisë dhe shërbimeve të dobëta dhe korrupsionit.

Irani, i banuar me shumicë shiite, ka ndikim të madh në Irak, që nga rrëzimi i diktatorit Saddam Hussesin, dhe mbështet milici të fuqishme shiite atje.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara akoma i sigurojnë Irakut ndihmë ushtarake, politike dhe financiare, dhe Bagdadi ka provuar të balancojë lidhjet e tij si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Iranin fqinj.

Kryeministri i Irakut më 3 nëntor u bëri thirrje protestuesve të ndihmojnë në rivendosjen e jetës normale në të gjithë vendin dhe tha se trazirat i kushtojnë ekonomisë "miliarda dollarë".

Kryeministri, Adil Abdul-Mahdi, tha në një deklaratë se protestat, të cilat "tronditën sistemin politik", kishin arritur qëllimin e tyre dhe duhet të ndalen.

XS
SM
MD
LG