Ndërlidhjet

Gjermania shënon 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit


Muri i Berlinit.

Gjermania shënon sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit përmes një serie ngjarjesh, për të përkujtuar një moment përcaktues në historinë moderne të Evropës.

Rënia e murit më 9 nëntor, 1989, u pasua me një kryengritje paqësore dhe popullore në mbarë Gjermaninë Lindore komuniste, që ndodhi në mes të disa lëvizjeve në kombet e Evropës Qendrore që kontrolloheshin nga sovjetikët dhe që vendosën të shkëputeshin nga Moska dhe krijuan sisteme demokratike të stilit perëndimor.

30 vjet pas - muret ende ndajnë Evropën
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:10:55 0:00

Rreth 200 ngjarje u mbajtën gjatë javës së kaluar vetëm në Berlin, përfshirë edhe shfaqjen e pamjeve të mijëra njerëzve që kaluan murin e Berlinit.

Në portën historike të Branderburgut në Berlin, do të vendosen rreth 30 mijë shirita me dëshirat e njerëzve, shpresat ëndrrat që do të jetë 150 metra e gjatë.

Për të shënuar rënien e Murit të Berlinit, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel pritet të marrin pjesë në ceremoninë në Memoralin e Murit të Berlinit, që do të mbahet sot.

XS
SM
MD
LG