Ndërlidhjet

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një siriani për “kontrabandim me emigrantë”


Ilustrim.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., i cili është shtetas i Sirisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “kontrabandim me emigrantë”.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, M.A., gjendet në paraburgim nga data 22 gushti i vitit 2019.

M.A., akuzohet se kishte dërguar përmes rrugëve ilegale në Kosovë, dy shtetas sirianë dhe një irakian, e të cilët me veturë i kishte dërguar në qytetin e Prizrenit.

“Në afërsi të një hoteli është ndaluar nga ana e patrullës së Policisë dhe me kontrollimin paraprak të automjetit është vërtetuar se në automjet kanë qenë tre shtetas të huaj, të cilët nuk posedonin asnjë dokument identifikues, me ç’rast është vërtetuar se dy prej tyre janë nga Siria ndërsa i treti është shtetas irakian, të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

XS
SM
MD
LG