Ndërlidhjet

Protestuesit në Hong Kong hedhin shigjeta nga kampusi i një universiteti


Protestuesit në Hong Kong si vazhdimësi e protestave kanë hedhur shigjeta dhe bombola gazi nga kampusi i një universiteti, me ç’rast u lëndua një zyrtar policor në këmbë.

Forcat e sigurisë kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit me topa uji dhe gaz lotsjellës pas sulmit të protestuesve me harqe dhe shigjeta nga kulmi i një universiteti në Hong Kong.

Zjarri kishte përfshirë qiellin pranë universitetit në mbrëmjen e protestave, pas bombolave të gazit që u hodhën nga protestuesit në qendër të qytetit.

Për muaj të tërë Hong Kongu është përballur me dhunë dhe kaos si pasojë e një projektligji për ekstradim që më pas u transformua në rritje të pakënaqsisë.

Expose: Lufta kundër "vdekjes" së Hong Kongut

Hong Kongu, koloni e Britanisë deri më 1997, është pjesë e Kinës, sipas që funksionon sipas modelit, “një shtet, dy sisteme”.

Sipas këtij modeli, Hong Kongu gëzon nivel të lartë të autonomisë dhe njerëzit kanë liri që nuk ekzistojnë në Kinë.

Protestat në këtë vend kanë nisur në muajin qershor, pas planeve të qeverisë për të miratuar një projektligj që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Shumë persona patën thënë se ky projektligj dëmton lirinë e qytetit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ky projektligj është tërhequr, mirëpo protestat kanë vazhduar, meqë protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre.

Protestat janë zhvilluar çdo fundjavë në muajt e fundit në Hong Kong, duke shkaktuar çrregullime të mëdha.

XS
SM
MD
LG