Ndërlidhjet

Ekipi i Kosovës mposhtet nga Anglia me rezultat 0:4


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Kombëtarja e Anglisë ka mposhtur ekipin e Kosovës me rezultat 4 me 0 të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që zhvillohet më 2020.

Me këtë humbje, Kosova renditet e treta në grup me 11 pikë, pas Anglisë dhe Çekisë, ku nga kjo e fundit u mposht me rezultat 2:1 ditë më parë.

Ndeshja me Anglinë ishte e fundit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Kosovës i mbetet që ëndrrën për Euro 2020 të provojë ta realizojë përmes Ligës së Kombeve.

Atmosfera në stadiumin "Fadil Vokrri"

Atmosfera në stadiumin "Fadil Vokrri"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:42 0:00

XS
SM
MD
LG