Ndërlidhjet

Zoran Tegeltija mandatohet për formimin e qeverisë në Bosnje


Zoran Tegeltija

Ish-ministri i financave në Republikën Serbe, Zoran Tegeltija është emëruar si mandatar për formimin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës.

Tegeltija u emërua në një seancë të veçantë të Presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Ai i takon Unionit Social Demokrat të udhëhequr nga anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik.

Bosnja dhe Hercegovina ka qenë pa qeveri në nivel federal, për më shumë se një vit, sepse liderët e partive nuk arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve.

Mospajtimet kryesore kishin të bëjnë me miratimin e Planit Vjetor Kombëtar, dokument që përafron vendin me Aleancën Veriatlantike (NATO).

Anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik ka kundërshtuar miratimin e planit.

XS
SM
MD
LG