Ndërlidhjet

SHBA: Irani posedon "forcën raketore më të madhe në rajon"


Raketë balistike e Iranit.

Zgjerimi i programit për zhvillim të raketave në Iran ka mundësuar që ky shtet të ndërtojë “forcën më të madhe raketore në Lindje të Mesme”, është thënë në raportin e ri të Agjencisë amerikane të Inteligjencës për Mbrojtje.

“Madhësia dhe avancimi i forcës raketore vazhdon të rritet pavarësisht dekadave të përpjekjeve për mospërhapje të armëve me qëllim të kufizimit të zhvillimit”, është thënë në studimin e publikuar nga Pengatoni.

Pavarësisht dekadave të sanksioneve të vëna në programin raketor të Iranit, forca e raketave të saj përfshirë atyre balistike, arrin në shënjestrim të armiqve deri në 2,000 kilometra.

“Në mungesë të forcave ajrore moderne, Irani ka zhvilluar raketa për t’iu pamundësuar armiqve në rajon, Izraelit, Arabisë Saudite por edhe Shteteve të Bashkuara që ta sumojnë Iranin”, është thënë në raportin kushtuar këtij shteti.

Mes tjerash aty është thënë edhe se Irani ka operacione luftarake të pashembullta dhe një rrjet “të partnerëve militantë dhe degëzime” që i ndihmojnë për të shtrirë interesat e tij në rajon.

Aty theksohet edhe se Teherani ofron mbështetje financiare, politike dhe trajnime për grupet duke përfshirë Hezbollahun në Liban, rebelët huthi në Jemen dhe talibanët afganë.

Në studim përmendet edhe se Irani ka vazhduar “të kundërshtojë Shtetet e Bashkuara dhe prezencën e tyre në Lindje të Mesme”.

Në përgjithësi, fuqia ushtarake e Teheranit shërben për të arritur dy qëllime: mbijetesën e regjimit dhe garantimin e pozicionit dominant në rajon”.

Gjatë prezantimit të raportit, Gjenerali amerikan, Robert Ashley ka thënë se Irani “e sheh veten më afër se kurrë arritjes së synimeve të veta”.

XS
SM
MD
LG