Ndërlidhjet

Kampet në ishujt e Egjeut do të zëvendësohen me qendra të mbyllura


Pamje të migrantëve në Greqi.
Pamje të migrantëve në Greqi.

Kampet e mbingarkuara që janë kthyer në shtëpi për 33,000 azilkërkues në pesë ishuj të Egjeut do të mbyllen dhe do të zëvendësohen me qendra të mbyllura.

Katër nga pesë qendrat e reja do të strehojnë nga 1,000 deri në 5,000 persona.

Kushtet janë aq të rënda në kampet si Moria dhe Vathy andaj një komisionar i Këshillit të Evropës ka folur për një luftë të mbijetësës muajin e kaluar në këto hapësira.

Greqia është përballur së fundmi me rritje të madhe të numrit të migrantëve që kanë kaluar përmes Turqisë.

Qendrat e propozuara janë duke u përshkruar si “zona të para-dëbimit”, meqë në këtë mënyrë Qeveria në Athinë shpreson të njoftojë trafikantët apo azilkërkuesit potencialë për rregullat e reja.

“Një mesazh i qartë duhet dërguar për ata që planifikojnë apo mendojnë të vijnë në këtë shtet në mënyrë ilegale, nëse nuk mund ta fitojnë azilin”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Qeveria po ashtu është duke u zotuar se do të ashpërsojë kufijtë detarë dhe ata tokësorë, duke përfshirë edhe shpejtimin e procedurave për azil.

Sipas të dhënave zyrtare, 33,659 persona gjenden në kampe në këta ishuj, derisa rreth 3,549 janë duke jetuar në zona tjera.

Sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e personave që kanë arritur janë nga Afganistani apo Siria.

Qeveria e qendrës së djathtë, që ka ardhur në pushtet në muajin korrik është zotuar se do të ndjekë një linjë të ashpër për migrantët, meqë numri i personave që hyjnë në këtë shtet në baza ditore është më i larti nga viti 2016.

XS
SM
MD
LG